Altin Basha është shkarkuar nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar pas një denoncimi në media lidhur me abuzimin e fondeve të institucionit që ai drejtonte.
Basha dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha akuzohen se kanë abuzuar me fondet e këtij institucioni duke shkaktuar shumë probleme dhe pakënaqësi te aktorët.
Vlen të thuhet se Altin Basha ka qenë një ndër aktorët që ka firmosur për shembjen e Teatrit Kombëtar në 2020 dhe dy vite më vonë është emëruar drejtor.