“Më kanë dhunuar disa persona”/ Astiri i blinduar nga policia, denoncuesja nuk hap derën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.01.2025, 14:07

Një pallat në Astir është rrethuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA pas dyshimeve se një vajzë është marrë peng.

Ka qenë vetë vajza ajo që ka telefonuar policinë dhe i ka njoftuar se po dhunohet nga disa persona. Por kur policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje, vajza nuk ka hapur derën e banesës.

Ajo jeton në katin e 8 dhe i gjithë pallati është rrethuar edhe nga forcat zjarrfikëse, ndërkohet që policia tenton të negociojë me të.

Njoftimi i policisë:

“Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares. Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit