Punonjësve të burgjeve u vonohen pagat: Edhe uniformat i rregullojmë me shpenzimet tona

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 09.01.2025, 13:46

Punonjësit e policisë së burgjeve përballen me probleme të thella. Një punonjës na shkruan duke shprehur shqetësimin për vonesën e pagave, ndërsa shpërblimet e premtuara për festat nuk u dhanë. Edhe pse ishte premtuar një ndihmë financiare, punonjësit ndihen të mashtruar dhe të lënë pas dore nga institucionet.

Ai shkruan gjithashtu për gjendjen e uniformave që përbën një tjetër problem të madh. Ato janë shpërndarë me përmasa të papërshtatshme dhe shumë punonjës janë të detyruar t’i përshtatin me shpenzimet e tyre ose të përdorin uniforma të vjetra të Policisë së Rendit. Shpeshherë, blerja e uniformave bëhet me të ardhurat personale, duke rënduar edhe më tej situatën ekonomike.

Punonjësit ndihen të papërfaqësuar dhe të braktisur, ndërsa zërat e tyre nuk po gjejnë hapësirë për t’u dëgjuar.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje faqja me e ndjekur ne Shqiperi Ju lutem publikojini 2 rreshta per policine e burgjeve.Data 9 sot akoma nuk ka dale rroga,se shperblime nuk pati asnje qindarke,edhe pse na genjyen gjoja po na japin aq sa pensionistave.Turp per kete qeveri.Shkojme me uniforme ne pune e me qese me ushqime ne dore.me ate uniforme qe u be aq buje,sa edhe koken na e kane matur per kapelen,pastaj sollen te gjitha XXXL,i cojme te rrobaqepsi per ti ngushtuar.Shyqyr qe kemi ndonje te aferm ne policine e rendit dhe na japin rrobat qe lene pas,se 90 % jane te veshur policia e burgjeve me uniforma te blera ose te policise se rendit.Kryetari i sindikates bllokon komentet te statuset qe nxjerr ne facebook,se i di shume mire ankesat tona.A dihet tevushqehemi ne,a kemi familje?Pastaj thone eshte permiresuar policia e burgjeve.TURP te kene.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit