Digjet kabina elektrike në Lezhë, banorët largohen nga pallati

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 09.01.2025, 12:12

Një kabinë elektrike në katin e parë të një pallati 6-katësh në bllokun e banimit pranë lumit Drin në Lezhë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e të mërkurës. Si pasojë, kabina është shkrumbuar plotësisht, duke shkaktuar panik te banorët.

Zjarri ka lënë pa energji elektrike 22 abonentët e këtij pallati, ndërsa banorët janë detyruar të largohen për shkak të erës së rëndë të shkaktuar nga tymi. Aktualisht, pallati vijon të jetë i boshatisur.

Sipas të dhënave paraprake, mendohet se zjarri është shkaktuar nga mbingarkesa në rrjetin elektrik, megjithatë, hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë janë ende në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit