Afati i fundit 13 janar, programi për kreditë e buta nuk pranon alternativat e vendosura vetë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.01.2025, 12:11

Pak javë më parë, Bashkia e Tiranës hapi aplikimet për fazën e parë të programit të subvencionimit të kredive me interes të ulët, i cili do të jetë në dispozicion deri më 13 janar.

Përfitues të këtij programi janë çiftet e reja deri në 40 vjeç, gratë kryefamiljare, individët dhe familjet e komunitetit rom dhe egjiptian, si dhe gratë e dhunuara dhe aplikimet do të realizohen online përmes portalit qeveritar “e-Albania” brenda një periudhe 30-ditore nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes.

Por në portalin e dedikuar për aplikimin e kredive të buta, shumë qytetarë po hasin vështirësi që vënë në pikëpyetje vërtetësinë dhe realizimin e këtij programi.

Një qytetare ka treguar për JOQ ALBANIA se prej disa ditësh tenton të plotësojë formularin e aplikimit, por ngec te një pyetje që nuk njeh alternativën që vetë programi ka vendosur për të zgjedhur.

Ajo thotë se te 'Kushtet familjare', programi nuk pranon alternativën e zgjedhur dhe aplikimi nuk mund të kryhet. Qytetarja kërkon një zgjidhje të shpejtë për këtë problem, pasi afati i aplikimeve po mbaron dhe programi nuk i pranon aplikimet.

Mesazhi i qytetares:

Pershendetje, dua te bej aplikimin per kredite e buta qe do jape bashkia dhe e kane bllokuar sistemin nuk behet aplikimi. Tek pika kushtet familjare e kam zgjedhur alternativen dhe nuk e pranon aplikimin thote ju lutem shtoni nje kusht familjar. Duhet zgjedhur nje nga alternativat, e zgjedh dhe nuk e pranon perseri. Pasi i bej refresh del kjo Kam disa dite rrjesht qe e provoj

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit