Aureli, 28-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Korçë-Pogradec

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.01.2025, 11:19

Aurel Çipi është 28-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë natës në aksin Maliq-Pogradec, në vendin e quajtur “Lapidari”, afër fshatit Podgorie.

Në rrethana ende të paqarta, 28-vjeçari që udhëtonte me një mjet tip “BMW” është përplasur kokë më kokë me një “Audi”.

I riu ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shoferi i ‘Audit’ ka mbetur i plagosur.

Mjeti me të cilin udhëtonte viktima është shkatërruar plotësisht, dhe shërbimi zjarrfikës ka pasur nevojë për më shumë se një orë për të nxjerrë trupin e tij të pajetë nga rrënojat.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i aksidentit mund të ketë qenë një manovër e gabuar nga njëri prej drejtuesve të mjeteve. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit