Rrugët e Tiranës plot me tela të zhveshur tensioni: Të merren masa para se të ndodhë tragjedia

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 09.01.2025, 11:09

Një situatë shqetësuese është raportuar në redaksinë tonë lidhur me rrezikun publik në rrugën “Vangjush Gambeta” në Tiranë, pranë rajonit nr. 4. Një qytetar ngre shqetësimin për praninë e telave të tensionit të lartë të zhveshur, të cilët përbëjnë një rrezik serioz për sigurinë e kalimtarëve.

Përveç kësaj, në trotuarin e kësaj rruge është vendosur një shkallë, duke penguar kalimin normal të qytetarëve dhe duke shtuar rrezikuar për incidente. Qytetari shkruan se shtyllat elektrike, të vendosura në mënyrë njëra pas tjetrës në mes të trotuarit, janë gjithashtu një tjetër faktor rreziku.

Qytetarët kërkojnë të merren masa sa më shpejt, në mënyrë që të shmanget ndonjë tragjedi.

Mesazhi i plotë:

Telat e tensionit te larte te zhveshur ,shkalla ne mes te trotuarit, shtyllat njera pas tjetres ne mes... bejeni publike mos vijn e rregullojne, pa perfunduar ne ndonje tragjedi. Rruga Vangjush Gambeta Tirane Ngjitur rajonit 4”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit