Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim që ngre shqetësimin për mungesën e matësve të energjisë elektrike për banorët e pallateve të reja dhe ata që kanë ndërtuar shtëpi gjatë gjashtë muajve të fundit.
Sipas denoncuesit, pavarësisht se kërkesat për instalimin e matësve janë bërë prej muajsh, institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë ende një zgjidhje për këtë problem. Situata ka krijuar vështirësi të shumta për banorët, të cilët nuk mund të lidhin shërbimin e energjisë elektrike në mënyrë të rregullt.
Qytetari shkruan se problem prek një numër të madh banorësh, të cilët jetojnë në ndërtesa të reja ose në shtëpi të sapondërtuara.
Mesazhi i plotë:
“Pershendetje JOQ. Ju lutemi publikojeni sepse vetem ju mund te vini ne levizje ndonje institucion per ti dhen zgjidhje mungeses se Matesve te energjise elekrike ( sahateve) sepse ka disa muaj qe jane bere kerkesat dhe nuk japin asnje pergjigje,kete problem e kane te gjithe banoret e pallateve te reja dhe ato qe kane ndertuar shtepi te pakten 6 muajt e fundit. Faleminderit.”