Instagram do heqë fitrat e bukurisë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.01.2025, 11:31

Kompania Meta e Mark Zuckerberg ka njoftuar se do të heqë nga platformat e saj filtrat e bukurisë.

Filtrat e bujurisë artificiale (AR) të krijuara nga palë të treta nuk do të jenë më të disponueshëm në aplikacionet e saj duke filluar nga janari 2025. Kjo do të thotë që më shumë se dy milionë filtra të krijuar nga përdoruesit, të ofruar në WhatsApp, Facebook dhe veçanërisht në Instagram, do të zhduken.

Filtrat janë kthyer në një veçori kryesore në Instagram. Më të spikaturit prej tyre, të fokusuar në përmirësimin e pamjes së përdoruesve janë krijuar nga vetë përdoruesit përmes Meta Spark Studio.

Megjithatë, përdorimi i filtrave të bukurisë ka qenë prej kohësh i lidhur me përkeqësimin e shëndetit mendor dhe problemeve me imazhin e trupit, veçanërisht tek vajzat e reja.

Në teori, heqja e shumicës së filtrave të Instagramit duhet të shënojë një pikë kthese për standardet joreale të bukurisë. Sidoqoftë, ky veprim vjen shumë vonë dhe ka më shumë gjasa të çojë në përdorimin e filtrave në mënyrë të fshehtë.

Ashtu si llogaritë e reja të dedikuara për adoleshentët në Instagram, tërheqja ose ndryshimi i teknologjive pasi ato janë promovuar për vite me radhë ofron një zgjidhje sipërfaqësore dhe të përkohshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit