Publikoi në rrjetet sociale fotografi me pistoletë – arrestohet i dyshuari në Skënderaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.01.2025, 10:59

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në fshatin Lubavec të Skënderajt.

I njëjti u arrestua pasi që postoi një fotografi me pistoletë në rrjetet sociale.

Gjatë kontrollit, i dyshuari ka dorëzuar armën e zjarrit së bashku me një karikator dhe pesë fishekë.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit