Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec, një i vdekur e një i plagosur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.01.2025, 07:35

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Grabovicë.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, një BMW dhe një “Audi” njëri prej shoferëve, të identifikuar si Aurel Cipi ka humbur jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i “Audi-t” mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Rrethanat e aksidentit dhe shkaqet e përplasjes fatale të automjeteve ende nuk dihen ndërkohë që pritet hetimi nga grupi hetimor që ka mbërritur në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. C.,është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip “BMW”, shtetasi A. C., dhe ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Audi” shtetasi K. L., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit