Një qytetar nga Tirana ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania gjendjen problematike të rrugës te mbikalimi pranë Kopshtit Zoologjik.
Sipas tij, gropat e krijuara nga mjetet e rënda të betonierëve të Bashkisë së Lalit po shkaktojnë dëmtime të rënda për automjetet që kalojnë aty.
"Tek mbikalimi i Kopshtit Zoologjik të gjitha makinat, përfshirë edhe timen, kemi çarë gomat nga gropat që kanë lënë betonierët e bashkisë. Mbi urë ka edhe një gropë të madhe, e cila është bërë shkak që shumë prej nesh të kemi dëmtime në automjete," shkruan qytetari.
Gjendja e rrugëve në këtë zonë është një problem që ka shqetësuar prej kohësh banorët dhe drejtuesit e mjeteve, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.