Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një 45-vjeçar ka pësuar arrest kardiak teksa po drejtonte mjetin e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.
Raportohet se shtetasi A.Ç., humbi kontrollin e mjetit për shkak të arrestit kardiak dhe u përplas me dy mjete të tjera që ishin të parkuara.
45-vjeçari humbi jetën në spitalin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Naim Gjylbegu".
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:20, në lagjen “Naim Gjylbegu” shtetasi A. Ç., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke u përplasur me 2 automjete të parkuara.
Shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.