META, kompania gjigante e teknologjisë që zotëron Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Threads, ka bërë ndryshime të rëndësishme në politikën e saj për sjelljet, duke hequr disa kufizime.
Sipas ndryshimeve, përdoruesit tashmë do të lejohen të quajnë anëtarët e komunitetit LGBTQ+ "të sëmurë mendorë".
Në një video të publikuar nga CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg, u deklarua se kompania po heq kufizimet që janë "jashtë realitetit të diskursit popullor". Ai shtoi se deklaratat për çrregullim mendor bazuar në orientimin seksual apo identitetin gjinor do të lejohen.
META gjithashtu ka lejuar që të bëhen deklarata që sugjerojnë se orientimi seksual apo gjinia duhet të përjashtojnë njerëzit nga profesione si ushtria, policia ose mësimdhënia, për sa kohë që ato bazohen në besime fetare.
Ndryshimet kanë ngjallur reagime të forta nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të personave LGBTQ+, ndërkohë që META nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me këto ndryshime.