“Air Albania” tallet me shqiptarët, 5 orë pritje në “Malpensa”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.01.2025, 19:45

Në aeroportin "Malpensa", pasagjerët shqiptarë janë përballur me një situatë të pakëndshme lidhur me fluturimet e "Air Albania".

Fluturimi i planifikuar për në orën 15:20 u shty për në 19:30, pa asnjë informacion të qartë, dhe për të mos mjaftuar kjo, fluturimi u shty për në orën 21:30, duke i detyruar pasagjerët të presin për më shumë se 5 orë pa asnjë shpjegim.

Kjo përvojë ka ngritur shqetësime serioze mbi menaxhimin e fluturimeve dhe cilësinë e shërbimit të ofruar nga Air Albania.

Mesazhi i qytetarit:

"Shihni se si i torturojnë shqiptarët nëpër aeroportet Malpensa-Tiran. Fluturimi që ishte planifikuar për në orën 15:20 është shtyrë në orën 19:30, dhe ende nuk dihet nëse është përfundimtare. Air Albania, pa njoftuar paraprakisht, vjen këtu në orën 1 dhe pret për 5 orë. E shtyn përsëri për në orën 21:30. Ju lutem postojeni që të shikohet se si tallen me shqiptarët Air Albania."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit