300 orë punë në muaj, punonjësit e OSSH në Elbasan: “Nuk ka staf, kemi frikë të marrim raport”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.01.2025, 19:22

Në redaksinë tonë ka mbërritur një ankesë nga një punonjës i OSSH në Elbasan lidhur me kushtet e tmerrshme të punës.

Ai shprehet se kanë mbetur vetëm dy punonjës të cilët punojnë me orar të zgjatur (24 orë punë, 24 orë pushim), duke vënë në rrezik shëndetin e tyre, dhe pavarësisht nga kjo, nuk marrin asnjë masë për të zgjeruar stafin.

Nga ana tjetër, ata kanë frikë edhe të sëmuren, pasi kërkesa për raport mjekësor mund t'i vendosë përballë pasojave negative dhe ndëshkimeve.

Për më tepër, punonjësit punojnë deri në 300 orë në muaj dhe, pavarësisht angazhimit të madh, ndihen të pambështetur dhe të pavlerësuar nga organizata.

Kushte të tilla pune janë të papranueshme dhe të turpshme për punonjësit, të cilët po rrezikojnë shëndetin e tyre për të mbajtur funksionimin e sistemit. Situata kërkon veprime urgjente për të përmirësuar standartet e punës dhe për t'u siguruar që punonjësit të trajtohen me dinjitet dhe respekt, si dhe të mbrohen nga abuzimi dhe shfrytëzimi.

Mesazhi i qytetarit:

"Jemi punonjës te OSSH, Operator i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë. Dua të shtoj se ka dalë një problem për punonjësit, pasi kemi ngelur vetëm dy persona dhe punojmë 24 orë punë dhe bëjmë 24 orë pushim. Kemi frikë edhe të sëmuremi, sepse na bëjnë fjalë nëse marrim raport mjekësor. Për staf nuk bëhet fjalë. Po punojmë deri në 300 orë pune në muaj dhe në fund nuk vlerësohemi."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit