Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane.
Ai u ndalua teksa lëvizte me makinë, ku ju gjet 10 gramë kokainë, fshehur në vezët "Kinder" dhe mbi 2 mijë euro.
Pas kësaj, policia bastisi shtëpinë e shqiptarit, ku Guardia di Finanza zbuloi 19.850 euro të mbështjella në katër pelena dhe të hedhura në koshin e banjës, mes pelenave të përdorura nga mbesa e tij.
Ai jetonte në Itali pa leje të rregullt qëndrimi dhe tani është akuzuar nga prokuroria e Pordenones për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm, si dhe për shpërndarje të lëndëve narkotike.