Akuzat e familjarëve/ QSUT: 12-vjeçari me miokardit akut!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08.01.2025, 17:10

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar sot (8 janar) lidhur me vdekjen tragjike të një 12-vjeçari nga Maliqi, i cili ndërroi jetë në Spitalin Pediatrik. Ndërkohë, familjarët kanë ngritur akuza ndaj mjekëve, duke pretenduar se i mituri nuk mori trajtimin e duhur për gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas QSUT, pacienti u shtrua më 7 janar dhe ndërroi jetë mëngjesin e 8 janarit në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike.

Në deklaratën e saj, QSUT bëri të ditur se i mituri u diagnostikua me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe shumë e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë vdekshmërie.

Megjithëse spitali pretendon se ka ndjekur të gjitha protokollet mjekësore dhe ka ofruar kujdes maksimal, familjarët e viktimës kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, duke akuzuar stafin për mungesë profesionalizmi dhe trajtim të papërshtatshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit