Arrestohet në Jarinjë një serb, që kontrabandonte mallra

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.01.2025, 12:50

Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje në Jarinjë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se, gjatë një kontrolli rreth orës 16:05, shtetasi i Serbisë u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.

Personi në fjalë është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kontrabandim me mallra”.

Ai raportohet të ketë kryer këtë vepër penale në vitin 2019, teksa sot pritet të dalë përpara trupit gjykues, për t’iu shqiptuar vendimi i mëtejmë i organeve të drejtësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit