Rama njofton vendimin historik: Do ulim çmimin e energjisë me 1 Lek

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.01.2025, 12:27

Edi Rama ka njoftuar një ulje historike të çmimit të energjisë elektrike me 1 lekë. Vlera qesharake që do të ulet energjia elektrike nuk është përmendur askund në propagandat e qeverisë por vetëm premtimi heroik para zgjedhjeve që qytetarët të votojnë qeverinë me idenë se po u kursen nga xhepat.

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka vendosur unanimisht të ulë çmimin e energjisë elektrike vetëm për abonentët familjarë që konsumojnë deri në 700 kWh në muaj.

Nga 1 shkurti 2025, këta konsumatorë do të paguajnë 8.5 lekë për kWh pa TVSH, një ulje prej 1 leku nga çmimi aktual prej 9.5 lekë për kWh. Me TVSH, tarifa e re do të jetë 10.2 lekë për kWh, nga 11.4 lekë që është aktualisht.

Konsumatorët që tejkalojnë pragun e 700 kWh në muaj do të vazhdojnë të paguajnë tarifën ekzistuese prej 9.5 lekë për kWh pa TVSH (11.4 lekë me TVSH).

Kjo ulje çmimi prek vetëm abonentët familjarë, ndërsa bizneset dhe institucionet e tjera nuk përfitojnë nga ky ndryshim.

Sipas Ramës ky vendim historik vendim synon të lehtësojë barrën financiare për familjet shqiptare dhe do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2025.

Në fakt ajo që ndodh është se OSHEE do të dalë me humbje pasi nuk mundet të perballojë dot shitjen me atë çmim dhe blerjen me çmim të shtrenjtë. Rrjedhimisht populli do të paguajë dhe do të vijojë të mbesë pa drita, i zhytur në terr si në ditët e fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit