Infermierët në spitale të ndryshme të vendit kanë ngritur shqetësimin për vonesat e pagave të muajit dhjetor, të cilat ende nuk janë shpërndarë dhe askush nuk ka informacion të qartë mbi datën e shpërndarjes së tyre.
Edhe pse shpenzimet në fillim të vitit janë tepër të larta, ata mbeten pa paga edhe sot që data shënon 8 janar. Infermierët thonë se në vite të tjera pagat e dhjetorit janë shpërndarë më 24 janar, por nuk mund të tolerojnë që kjo tallje dhe abuzim të përsëritet çdo vit.
Ata kanë bërë disa ankesa, por iu është thënë se duhet të presin buxhetin e 2025 edhe pse shpërblim për fundvitin s'kanë marrë fare.
Paga e infermierëve ka një ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e tyre, dhe ata kërkojnë që autoritetet të marrin masa për të siguruar një proces të rregullt dhe të drejtë të shpërndarjes së pagave dhe shpërblimeve.
Denoncimi i infermierëve:
Pershëndetje JOQ. Kemi rënë në hall, kemi pasur për të marrë rrogat e dhjetorit dhe nuk i keni marrë akoma as nuk dimë se kur i marrim, nuk na jep njeri asnjë informacion se kur do ti marrim. Kjo nuk është hera e parë që ne infermieret hasim problematike në vendin e punës ju lutem beni nje reagim, eshte e njejta situate ne cdo spital ne Shqiperi, dhe seshte hera e pare gjithmone kalojne pagat dt 24 janar eshte abuzim vetem tek spitalet ndodh kjo gje. Duhen kaluar javen e pare te muajit paga por ne janar ndodh gjithmone kjo situate. presim te hapet buxheti thone nuk japin sqarim ,veme pyesim tshikojne ne presion as shperblim sna kane dhene