Kjo kishë, që i ka mbijetuar dy luftërave botërore dhe tre djegieve të Voskopojës, është bërë subjekt i ndërhyrjeve të shumta restauruese në vitet e fundit. Qytetari shkruan se në vitin 2018, pas një restaurimi të rëndësishëm, u sigurua publikisht se lagështia dhe çarjet nuk do të përbënin më rrezik për strukturën dhe afresket e saj. Megjithatë, një restaurim tjetër u realizua në vitin 2022 për të adresuar dëmtime të reja. Edhe atëherë, siguria për mbrojtjen afatgjatë të kishës u deklarua si e garantuar.
Pavarësisht këtyre premtimeve, dëmtimet e regjistruara në vitin 2025 tregojnë për një problem të vazhdueshëm, që ngre pikëpyetje mbi cilësinë dhe qëndrueshmërinë e punimeve të kryera. Restaurimet e shpeshta, që kryhen çdo 2 deri në 4 vjet, janë kthyer në një situatë alarmante, duke sugjeruar se trajtimi i problematikës së lagështisë dhe çarjeve nuk po realizohet me standardet e duhura.
Ky monument i trashëgimisë kombëtare, i njohur për vlerat e tij historike dhe artistike, kërkon një vëmendje më të madhe dhe një strategji të qëndrueshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e tij.
Mesazhi i plotë:
“Kisha e Shënkollit në Voskopojë Ka rënë kjo pjesë e afreskut . Në hyrjen kryesore për në brëndësi të kishës. Në pjesën e hajatit Në 2018 u restaurua dhe Mirela Kumbar "siguroi" që sdo ketë më çarje , lagështi në këtë kishë. Në 2022 u restaurua dhe një copëz dhe Elva Margariti gjithashtu siguroi që sdo këtë më lagështi. Në 2025 video dhe foto flasin vetë "Çuditërisht" që në 2018 e deri tani,çdo 2 ose 4 vjet bëhen në mënyrë alarmante për ndërhyrje. Kisha 300 vjeçare që kanë kaluar 2 luftra botërore dhe 3 djegie të voskopojës .”
Afresk tjetër në brëndësi të kishës. Si ishte / si është. Nga lagështia