Edlira e PS i jep 6,5 MILIARD Lekë vëllait të Fiqos ish-kryebashkiakut demokrat të Vorës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.01.2025, 11:47

Drejtoresha e Traumës, Edlira Bode, ish-deputete e PS ka nxjerrë fitues në një tender të majmë me objekt rikonstruksionin e një pjese të Spitalit Universitar të Traumës, vëllain e ish-kryebashkiakut të Vorës Fiqiri Ismailit.

Praktikisht drejtoresha rilindase ka ndarë mbi 6,5 MILIARD LEKË nga Buxheti i Shtetit, praktikisht nga taksat e popullit me Xhavit Ismailin e ALBA Konstruksion.

Tenderi i është dhënë vëllait të ish-kryebashkiakut demokrat në shkelje të plotë të prodcedurave të tenderimeve publike duke i skualifikuar të gjithë operatorët në garë e duke mos zgjedhur ofertën më të ulët.

Ismaili nuk ka dhënë ofertën më të ulët ekonomike në garë dhe është shpallur fitues, ndërkohë që ato kompani që kanë dhënë oferta më të ulëta janë skualifikuar nga drejtoresha ushtare e Ramës.

Ismaili është shpallur fitues pak ditë para ndërrimit të viteve, në një tender që vulos harmoninë PS-PD dhe ndarjen e parave të popullit mes pushteteve që përbetohen për armiqësi të përjetshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit