Greqi/ Grabisin me dhunë marketin dhe marrin 4000 euro, pronari: Ishin tre shqiptarë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 08.01.2025, 10:28

Një situatë e pakëndshme ka tronditur fshatin Kalamaki mbrëmjen e së martës, kur një 49-vjeçar, pronar i një minimarketi, është përballur me një grabitje të dhunshme. Sipas raportimeve, incidenti ndodhi rreth orës 20:00, kur ai kishte mbyllur dyqanin dhe ishte kthyer në banesën e tij, e cila ndodhet në katin e fundit të pallatit.

Siç rrëfen vetë viktima për protothema.gr, në banesë e priste njëri nga grabitësit, i armatosur me thikë. Vetëm pak çaste më pas, dy bashkëpunëtorët e tij u shfaqën, ku njëri prej tyre mbante një armë zjarri të llojit kallashnikov.

Grabitësit, duke e kërcënuar, e pyetën me ngulm pronarin për vendndodhjen e parave. Pas përgjigjes së tij se nuk kishte para, ata e mbyllën në një nga dhomat e banesës dhe nisën të kontrollojnë shtëpinë. Përfundimisht, ata gjetën një shumë prej 4,000 eurosh dhe më pas u larguan në drejtim të panjohur.

Sipas mediave lokale, bazuar në informacionet e mbledhura nga policia, grabitësit dyshohet të jenë me origjinë shqiptare. Autoritetet po hetojnë ngjarjen dhe janë në kërkim të autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit