"Air Albania" dhe "Turkish Airlines" torturojnë shqiptarët në aeroportin e Stambollit prej më shumë se 12 orëve.
Fluturimi i parashikuar drejt Tiranës është anulluar dhe shtyrë dhjetëra herë. Një grup prej 60 pasagjerësh që kanë udhëtuar nga Amerika në Stamboll, nuk po munden të fluturojnë dot drejt Tiranës dhe askush nuk u jep zgjidhje dhe shpjegim.
Shqiptarët e bllokuar në aeroport, mes tyre fëmijë e të moshuar të sëmurë, nuk e dinë ende çfarë do ndodhë me fluturimin e tyre. Ndryshe nga destinacionet e tjera, shqiptarët janë të vetmit që përballen me shtyrje dhe anulim të fluturimit prej 12 orësh.
Edhe ditën e sotme fluturimi ishte parashikuar për në orën 11:35, por është shtyrë sërish për në orën 13:05 dhe nuk dihet nëse do të shtyhet sërish. Shqiptarët thonë se shteti i ka braktisur, pasi askush s'është interesuar për ta dhe askush s'e di çfarë do ndodhë me fluturimin e tyre.
Vlen të thuhet se kjo nuk është hera e parë që shqiptarët torturohen nga kompanitë ajrore që me papërgjegjshmëri të madhe lënë në mes të rrugës pasagjerët e tyre.