Gjendja e 35-vjeçares shqiptare, e cila ra nga dritarja e banesës në Genova, pak minuta pasi ishte hedhur vetë motra e saj 32-vjeçare, e cila humbi jetën në çast, mbetet shumë e rëndë.
Shqiptarja e mbijetuar pësoi lëndime të rënda dhe rrezikon të paralizohet për shkak të disa lëndimeve në trup. Ndërkohë që mjekët punojnë për të shpëtuar jetën e saj dhe mundësinë për të ecur, hetuesit po hetojnë episodin që duket se lidhet me një çështje familjare, që nis nga keqtrajtimi, dhuna dhe mosmarrëveshje për kujdestarinë e fëmijës e 32-vjeçares që humbi jetën.
Gruaja që u hodh nga dritarja e kishte denoncuar burrin e saj për keqtrajtim në të kaluarën dhe madje ai kishte marrë një ndalim për t'iu afruar asaj dhe fëmijëve të saj. Mirëpo, së fundmi ishte caktuar një seancë dëgjimore për 10 janar, në të cilën shqiptarja mund të humbte kujdestarinë e fëmijëve për shkak të situatës së vështirë ekonomike. Rrjedhimisht, ish-bashkëshorti mund të merrte kujdestarinë e 4 fëmijëve nga të cilët ishte larguar ose fëmijët mund t'i besoheshin një ose më shumë strukturave.
Këto shkaqe duket se e bëjnë më të kuptueshëm dëshpërimin e gruas dhe vendimin e saj për të vrarë veten në shenjë proteste. Ditët e fundit ajo kishte shkruar një fjali në rrjetet sociale që sot tingëllon si një paralajmërim. "Zot më prit” duhet të kishte ngjallur disa pikëpyetje dhe disa ndërhyrje nga strukturat përgjegjëse, por më kot.
Lënia vetëm e një gruaje që rrezikon t'i shohë fëmijët e saj me burrin e saj që i keqtrajtoi dhe mungesa e një rrjeti të mbrojtjes sociale rreth viktimave sepse edhe 4 fëmijët janë viktima, ka ngjallur debate në Itali. Fëmijët e moshës 3 deri në 9 vjeç i janë besuar përkohësisht një xhaxhai dhe kanë qenë ata që kanë hapur derën për shpëtimtarët kur nëna dhe tezja e tyre kanë rënë nga dritarja.