Diaspora mund të votojë që nga nesër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.01.2025, 10:38

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do ta miratojë sot fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit, e nesër më 9 janar nis procesi i votimit për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar se pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, në mbledhjen e sotme, KQZ ka në rend dite shqyrtimin dhe miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Elezi ka njoftuar se të enjten pritet të fillojë votimi për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës.

“Pasi KQZ të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës”, tha ai.

Gjithashtu, Elezi ka theksuar se miratimi i fletëvotimit mund t’iu shërbejë edhe subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore, e cila fillon zyrtarisht më 11 janar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit