S’ka më pritje në pikat kufitare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.01.2025, 08:58

Mëngjesin e sotëm nuk ka pritje në pikëkalimet kufitare.

Sipas përditësimit të fundit ga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për dalje nga Kosova nuk janë më shumë se 5 minuta.

Gjatë ditëve të fundit, udhëtarët u përballën me pritje deri në gjashtë orë në Merdarë, e pritje të gjata kishte edhe në pikat tjera kufitare, si “Dheu i Bardhë” e “Jarinje”.

Sa i përket gjendjes së rrugëve në pikëkalimet kufitare, nga QKMK-ja bëhet e ditur se të gjitha janë të kalueshme, nuk ka akull e as dëborë, por që rekomandohet bartja e pajisjeve dimërore, për automjetet e rënda.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit