Shqipëria vend i varfër, por veshjet shiten më shtrenjtë se në Europë!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.01.2025, 19:41

Shqipëria mund të jetë ndër vendet më të varfra të Europës, por për disa gjëra ia kalon edhe më të pasurve!

Këpucët dhe veshjet, për shembull, kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së. Një palë këpucë këtu janë 16% më të shtrenjta se në BE, duke e renditur vendin në listën e vendeve me çmimet më të larta, pas Zvicrës, Islandës e vendeve nordike. Edhe veshjet nuk mbeten pas, me çmime 5% mbi mesataren europiane, duke e bërë Shqipërinë më të shtrenjtë se shumica e shteteve të BE-së.

Me rrogat e ulëta dhe çmimet e larta, shqiptarët po i drejtohen gjithnjë e më shumë tregut të rrobave të përdorura. Sipas INSTAT, në 8-mujorin e parë të 2024, importet e veshjeve dhe këpucëve të reja ranë ndjeshëm, ndërsa ato të rrobave të dorës së dytë u rritën me 4.7%.

Ndërkohë që importet e veshjeve të reja vazhdojnë të bien për të dytin vit radhazi, tregu i rrobave të përdorura po lulëzon, ku vetëm nga janari deri në gusht 2024, vlera e tyre arriti 24 milionë euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit