Edi Rama ka deklaruar gjatë një takimi me Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto në Vlorë se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka që është e mundur për të rritur praninë e komunitetit hebraik në Shqipëri. Ndërkohë, ky angazhim vjen në një kohë kur vendi po përballet me një krizë të thellë të shpopullimit, ku qindra mijëra shqiptarë kanë lënë dhe vazhdojnë të lënë vendin për një jetë më të mirë jashtë kufijve.
Rama u shpreh:
Por ndërsa qeveria angazhohet për të shtuar komunitetin hebraik në Shqipëri, popullsia shqiptare po tkurret ndjeshëm për shkak të mungesës së mundësive ekonomike, pagave të ulëta dhe kushteve të vështira të jetesës. Sipas të dhënave zyrtare, mijëra të rinj dhe familje largohen çdo muaj drejt vendeve të BE-së, në një eksod që po zbraz qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.
Kjo situatë ka ngritur pikëpyetje të forta mbi prioritetet e qeverisë. Ndërsa promovohet hapja dhe mirëpritja për komunitete të tjera, shumë shqiptarë ndihen të braktisur dhe të pashpresë në vendin e tyre, duke e parë emigrimin si të vetmen zgjidhje. Denoncimet për mungesën e një plani të qëndrueshëm për ndalimin e shpopullimit janë shtuar, ndërkohë që politika të tilla duken të shkëputura nga realiteti i përditshëm i shumicës së shqiptarëve.