Detaje/ “Zot më prit”… Dy motrat hidhen nga kati i 4, njëra humb jetën! Ngjarja u paralajmërua

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07.01.2025, 16:28

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Genova të Italisë, ku dy motra shqiptare kanë rënë nga kati i katërt i një pallati. Si pasojë, 32-vjeçarja ka humbur jetën, ndërsa motra e saj 36-vjeçare ndodhet në gjendje kritike në spitalin San Martino.

Autoritetet po hetojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ku dyshohet për një tentativë vetëvrasjeje nga njëra prej motrave, ndërsa tjetra mund të ketë tentuar ta ndalojë. Një tjetër pistë hetimi është ajo e një tentative të dyfishtë vetëvrasjeje.

Viktima 32-vjeçare, nënë e katër fëmijëve të moshës 9 muaj deri në 9 vjeç, po përballej me një proces gjyqësor për kujdestarinë e tyre, që ishte caktuar më 10 janar. Ajo kishte frikë se fëmijët do t’i kalonin ish-bashkëshortit të saj, i cili ishte dënuar më parë për dhunë në familje.

Disa orë para tragjedisë, gruaja kishte publikuar një mesazh të errët në rrjetet sociale, ku shkruante: “Zoti më pret.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit