“Faturistët e ujit e të dritave nuk punojnë për festa, dy muaj e njëjta vlerë për t’u paguar”

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 07.01.2025, 13:46

Një qytetar ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e faturimit nga institucionet UKT dhe OSSHE. Qytetari shkruan se për dy muaj me radhë, vlera e faturës së energjisë dhe ujit ka mbetur e pandryshuar, duke ngritur pikëpyetje mbi saktësinë e faturave dhe procedurat e ndjekura.

Gjithashtu, qytetari thekson se gjatë periudhës së festave, duket se procesi i leximit të matësve është ndërprerë, pasi faturistët nuk kanë kryer vizitat përkatëse.

Qytetari bën thirrje për verifikim nga institucionet përkatëse dhe që çështja të trajtohet me seriozitet.

Mesazhi i plotë:

pershendetje, kam nje shqetesim ne lidhje me UKT dhe OSSHE 2 muaj e njejta vlere per te paguar eshte normale qe per raste festash faturisti mos te shkoje ne pune ??? faleminderit nese e postoni”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit