Ramazani u nxorr në pritë nëpërmjet rrjeteve sociale: I prishi martesën motrës së autorit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.01.2025, 13:36

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në fshatin Dragoç të Shkodrës.

Hetimet kanë zbuluar se i riu është nxjerrë në pritë nga 29-vjeçari Arjon Hasaj, i cili për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit është ndihmuar nga vëllai i tij Klismani.

Arjon Hasaj, banues në fshatit Dragoç, për motive të dobëta, ka organizuar dhe kryer vrasjen e 33-vjeçarit pasi ka komunikuar me të nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale.

Viktima dyshohet se ka ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit dhe kjo është bërë shkak për vrasjen e tij. Pas krimit, autori dhe vëllai i tij kanë fshehur armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e kanë groposur në tokë në oborrin e banesës.

Në përfundim të hetimeve 29-vjeçari Arjon Hasaj u arrestua për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, ndërsa vëllai i tij 20-vjeçar, Klisman Hasaj u arrestua për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit