Cirku italian ka kthyer në moçal fushën te stadiumi “Dinamo”, Veliaj bën sehir

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.01.2025, 12:53

Banorët e zonës pranë Stadiumit Dinamo në Tiranë kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen e fushës, i vetmi vend ku Veliaj nuk ka kryer ende ndërtime dhe që shfrytëzohet çdo ditë për aktivitete në natyrë.

Para një muaji, kjo fushë në natyrë u përdor për cirkun italian "Marina Orfei' që u konsiderua skandaloz nga shikuesit për organizimin. Por me mbarimin e cirkut, banorët e zonës janë ata që vuajnë pasojat.

Ata kanë treguar për JOQ ALBANIA se fusha tani është kthyer në një moçal të papastër dhe të papërdorshëm për qytetarët.

Qytetarët kërkojnë që Bashkia e Tiranës të ndërhyjë dhe të rregullojë këtë hapësirë, duke e kthyer në gjendjen e saj të mëparshme. Sipas tyre, Bashkia e Tiranës është në dijeni të kësaj gjendje, por deri tani nuk ka marrë masa për rregullimin.

Banorët kërkojnë që autoritetet të veprojnë dhe të kthejnë këtë hapësirë publike në një ambient të pastër dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Denoncimi i banorëve:

Pershendetje JOQ Po ju shkruaj per nje problem qe kemi tek fusha prane Stadiumit Dinamo, i vetmi vend publik, hapesira e vetme qe nuk ka zene Lali Leku per ndertim, ku mund te dalim me femije. Para nje muaji iu dha nje cirku skandaloz italian. Dhe sot situata eshte kjo ne video I kerkojme Bashkise ta sistemoje dhe ta kthej si ishte se italianet mire qe u tallen ma ate cirk skandaloz por na e kane kthyer ne moçal mu ne qender te Tiranes Bashkia eshte ne dijeni te kesaj gjendje por asnje mase ska marre deri tani

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit