Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Genovës, ku dy motra shqiptare, njëra 32 dhe tjetra 35 vjeçe, kanë rënë nga dritarja e apartamentit të tyre në katin e katërt të një pallati.
Vajza 32-vjeçare ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e saj ndodhet në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetën.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se ngjarja mund të jetë pasojë e një vetëvrasjeje nga njëra prej motrave, ndërsa tjetra ka tentuar ta shpëtojë, por ka rënë edhe ajo. Autoritetet janë duke vijuar hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.