Qytetarët e Kamzës apel bashkisë: Do të rregullohet ndonjëherë kjo rrugë?

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 07.01.2025, 11:46

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen e një rruge në zonën e Kamzës, duke theksuar vështirësitë e shumta me të cilat përballen banorët për të kaluar në këtë rrugë.

Sipas qytetarit, rruga është e vetmja në këtë zonë që nuk është asfaltuar dhe ndodhet në gjendje të pakalueshme. Banorët kanë bërë disa herë kërkesa në Bashkinë Kamëz për zgjidhjen e këtij problemi, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete, përveç premtimeve të përsëritura.

Qytetsti i bën thirrje kryetarit të bashkisë, Rakip Suli, për të ndërhyrë dhe për të zgjidhur këtë problematikë sa më parë.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ Albania, Te lutem a mund ta besh publik kete rast pasi eshte bere e pamundur te kalohet ne kete rruge e cila eshte skandal, I themi kryetarit te bashkise kamez Rakip Suli do rregulloht ndonje here kjo cope rruge e cila eshte e vetmja ne kete zone qe eshte e pa shtruar, Kemi bere shume here kerkesa dhe kemi shkuar te bashkia por gjithmone e njejta genjeshter do vijme ta bejme na thuhet Po ju dergoj edhe fotot e rruges dhe vidion Faleminderit shume!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit