Tri ditë më parë, plazhi i Vlorës u mbush me shpendë të ngordhura. Sipas rezultateve të analizave të kryera mbi shpendët, është konfirmuar prania e virusit të gripit të shpendëve.
Autoritetet bëjnë të ditur se këto shpendë të ngordhura nuk kanë pasur kontakt me shpendët shtëpiake, të cilat janë veçanërisht të rrezikuara nga ky virus. Gjithashtu, theksohet se virusi mund të transmetohet edhe tek njerëzit.
Burime nga autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se ky grip është identifikuar tek shpendët e ujit ose të egra, por deri tani nuk ka pasur raportime për kontakt me shpendët shtepiakë. Gripi i shpendëve është një sëmundje infektive që prek shpendët e egër dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha në popullatat e shpendëve të egër dhe të shtëpisë. Në rastet e infektimit të shpendëve të shtëpisë, mund të ndodhin shpërthime epidemike që përbëjnë rrezik për shëndetin publik.