Skandaloze! Amita që skadon pasi 10 muajsh, e mykur dhe me mbeturina

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.01.2025, 09:45

Siguria ushqimore në Shqipëri është në një gjendje alarmante, e cënuar nga abuzimet e oligarkëve të bizneseve të mëdha dhe dora kriminale e AKU-së që është bërë palë me përfituesit.

Çdo ditë që kalon, me prova e pamje të reja filmike po bëhemi dëshmitarë të përdhosjes së sigurisë shëndetësore të shqiptarëve që bën shteti në bashkëpunim me oligarkët. Denoncimet e vazhdueshme në redaksinë e JOQ ALBANIA nxjerrin në pah këto shkelje flagrante të sigurisë ushqimore, duke përfshirë skandale që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Së fundmi një qytetar ka mbetur i skandalizuar nga një Amita që kishte blerë për të konsumuar. Sapo e ka hapur, ai ka ndjerë një erë të rëndë dhe kur e ka derdhur në lavaman ka mbetur i shtangur nga ajo që ka parë.

E gjithë kutia e Amitës ishte e mykur dhe me mbeturina edhe pse data e skadencës ishte e shkruar 26 tetor 2025.

Qytetari akuzon AKU se s'po e kryen punën ashtu siç duhet me kontrolle të vërteta dhe të imtësishme në terren, pasi për Amitën e mykur mendon se i është ndërruar data.

Vlen të thuhet se ky është vetëm një nga rastet që dëshmojnë se siguria ushqimore po vihet në rrezik për shkak të interesave ekonomike të individëve dhe grupeve të fuqishme, që shfrytëzojnë mungesën e kontrollit nga sistemi shtetëror. Kjo gjendje ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët dhe ka ngritur pyetje serioze mbi rolin e autoriteteve përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe sigurimin e ushqimit të sigurt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit