Një tjetër rast vjedhjeje në dyqanet e fruta-perimeve është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania.
Denoncuesi, i cili zotëron një dyqan në zonën e Brrylit në Tiranë, ka raportuar se një person i është futur në dyqan katër herë duke e vjedhur.
Sipas tij, pavarësisht denoncimeve të bëra në polici, autori ende nuk është arrestuar. Denoncuesi ka dërguar edhe një video, ku tregohet se si hajduti merr mallra nga dyqani për disa minuta dhe më pas largohet.
Denoncimi i qytetarit:
"Mirëmbrëma JOQ! Kam një dyqan fruta-perimesh pranë zonës së Brrylit në Tiranë. Personi në video është një hajdut që më është futur katër herë në dyqan dhe më vjedh gjëra. E kam denoncuar në polici, por nuk ka bërë gjë policia. Mendova t’ju dërgoj këtë video, pasi kam edhe tre të tjera ku ai futet dhe vjedh."
Pronari i dyqanit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të ndihmuar në identifikimin e autorit të vjedhjeve.