Një mashtrim i ri po qarkullon në WhatsApp, ku përdoruesit marrin një mesazh që i fton të regjistrohen në një kazino online me premtimin e një shpërblimi prej mbi 1000 euro falas.
Mesazhi përmban një link që drejton tek faqja e kazinosë, por në të vërtetë bëhet fjalë për një skemë të rrezikshme, e cila synon vjedhjen e të dhënave të kartave të kreditit dhe mund të çojë në boshatisjen e llogarive bankare.
Përdoruesit këshillohen të mos klikojnë në link dhe ta raportojnë mesazhin si “Spam” në WhatsApp, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.