Vodhi 100 arka dhe shkatërroi mallin në Tiranë, qytetari kërkon ndihmë për të gjetur autorin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.01.2025, 19:07

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë lidhur me një vjedhje gjatë natës në zonën e Ali Demit, rreth orës 02:40.

Sipas denoncimit autori ka marrë mbi 100 arka bosh dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në mallin e biznesit.

Qytetari kërkon ndihmë nga qytetarët për të identifikuar personin e kapur në video, në këmbim të një shpërblimi për këdo që ndihmon në gjetjen e autorit të kësaj vjedhjeje.

Mesazhi i qytetarit:

"Më është bërë një vjedhje dje në darkë rreth orës 02:40 në Ali Dem. Ka vjedhur mbi 100 arka bosh dhe të gjithë mallin e ka shkatërruar si në video. Ju lutem, kush ma gjen personin në video, do të shpërblehet!"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit