Kush e vrau 33-vjeçarin? Mesazhi nga një vajzë e nxori në pritë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.01.2025, 18:38

Një atentat i rëndë ka tronditur fshatin Dragoç, ku 33-vjeçari Ramazan Mataj u ekzekutua me 29 plumba në një rrugë dytësore, rreth 1.2 km larg banesës së tij.

Dyshohet se autori i ka zënë pritë viktimës, duke e nxjerrë nga shtëpia me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, dërguar nga një profil fals në emrin e një vajze. Trupi i pajetë i të riut u gjet mëngjesin e ditës tjetër brenda në makinë nga një banor i zonës, i cili më pas njoftoi Policinë.

Hetimet janë përqendruar në pistën e një konflikti personal, i cili mund të lidhet me një marrëdhënie dashurie që ka pasur viktima, por nuk përjashtohet as ndonjë aktivitet i tij jashtë vendit. Vrasja ka ndodhur në një zonë pa kamera sigurie, çka e vështirëson identifikimin e autorit.

Deri më tani, familjarët e Ramazan Matajt kanë deklaruar se ai nuk kishte konflikte me askënd, duke kërkuar drejtësi nga shteti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit