Një 61-vjeçar nga Finiqi është arrestuar në flagrancë në Sarandë, pasi u kap duke shitur celularë dhe aksesorë të dyshuar të kontrabanduar. Mësohet se i janë sekuestruar 134 celularë, mbi 350 aksesorë dhe ora dore të markave të ndryshme, me një vlerë totale rreth 20,000 euro.
Shtetasi akuzohet për disa vepra penale, përfshirë "Tregtimi i mallrave kontrabandë", "Ruajtja e mallrave kontrabandë", "Punësimi i paligjshëm", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore". Ai u ndalua në lagjen nr. 2 të Sarandës, ku ushtronte aktivitetin e tij në kundërshtim me ligjin.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme.