Një nga biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri, Gentian Sula është paraqitur sot në SPAK, ku është pyetur në lidhje me disa çështje.
Emri i tij del në dosjen e Monika Kryemadhit, ku Sula përmendet për ofrimin e një shume cash prej 246,000 USD për të ndihmuar nënën e Monës në shlyerjen e një kredie.
Gent Sula është një nga oligarkët që është denoncuar në shumë artikuj nga JOQ ALBANIA. Ai ka marrë edhe shumë leje ndërtimi të rëndësishme, ku një prej tyre është edhe betonizimi i liqenit të Farkës.