Plani i transicionit të FSK-së: Nis gjenerimi i opsioneve për ndërtimin e flotës ajrore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.01.2025, 15:27

Ministria e Mbrojtjes ka filluar me gjenerimin e opsioneve për ndërtimin e flotës ajrore.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se një gjë e tillë ka ndodhur sipas Planit gjithëpërfshirës të transicionit. Megjithatë, nuk dha detaje më shumë pasi që siç tha janë në fazën e shqyrtimit.

“Këtë vit hyjmë në fazën e tretë të implementimit të Planit gjithëpërfshirës të transicionit, atë të ndërtimit të kapaciteteve të flotës ajrore, rrjedhimisht jemi duke gjeneruar dhe opsionet për këtë. Meqenëse jemi në fazën e shqyrtimit, nuk mund të ndajmë detaje me ju, megjithatë konfirmoj se është duke u bërë një gjë e tillë”, ka thënë Liridona Gashi këshilltare politike e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në forcë me kapacitete ushtarake ka hyrë në vitin e shtatë të planit dhjetëvjeçar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit