Klasa do pajiset me grila, drejtoresha dhe mësuesja kërkojnë nga 6000 lekë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.01.2025, 14:16

Edhe pse në shkolla publike, detyrimet që paguajnë prindërit për fëmijët e tyre janë të shumta dhe lehtësisht mund të krahasohen me shpenzimet në privat.

Përveç uniformës që është e domosdoshme, prindërit detyrohen të paguajnë edhe për shërbime të tjera që me ligj duhen mbuluar nga shteti.

Kështu në shkollën 9-vjeçare “Musine Kokalari”, Tiranë nxënësit duhet të paguajnë edhe për perdet e klasës, edhe zbukurimet e Vitit të Ri, por edhe grilave për dritaret,

Ditën e sotme, nxënësit e klasave të para kanë marrë urdhërin për pagesën e grilave, nga 6000 lekë të vjetra për nxënës.

Prindërit janë të indinjuar pasi thonë se drejtoresha jep urdhëra të tillë edhe pse ka në dorë të kërkojë fonde për këto shërbime.

Denoncimi i prindit:

Pershendetje, Ju lutem mund t'a publikoni. Shkolla Musine Kokalari perde,pemen e vitit te ri, grila i paguajn femijet . Pjesës me te madhe klasa 5,7 psh ja u kanë then nxensve ne klasa. Klasat e para sot Per cfar arsye duhet te paguajm ne? Per te vjedhur keta? Ku shkojne leket e fondeve?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit