Punëtorët e fabrikës Altek shpk në Krujë kanë nisur një protestë që prej datës 3 janar 2025, duke kërkuar realizimin e disa kërkesave bazë, përfshirë edhe pagesën e 13-të, e cila ende nuk u është dhënë. Një qytetar na shkruan se deri më tani, drejtuesit e fabrikës nuk kanë ofruar asnjë informacion mbi situatën.
Sipas qytetarit, në protestë është ngritur shqetësimi lidhur me rolin e sindikatës, e cila ka qenë e pranishme në vendngjarje, por nuk ka ofruar sqarime konkrete mbi dokumentet që punëtorët janë ftuar të firmosin.
Qytetari shkruan gjithashtu se punëtorët kanë hasur vështirësi në adresimin e situatës përmes mediave. Sipas tij, përfaqësuesit e mediave nuk janë lejuar të hyjnë brenda fabrikës dhe se protestuesit janë mbajtur në oborr pa asnjë ndërhyrje apo reagim.
Mesazhi i plotë:
“Prsh. Dua te ngre zerin dhe te bashkohem me punetoret e fabrekes Altek shpk kruje . punetoret e kesaj fabrike jan ngritur me proteste qe me Dt 03.01.2025 per disa kerkesa baze por me se shumti per pagen e 13 qe nuk ja kan dhene . dhe tani nuk marin as nje informacion nga drejtuesit e kesaj fabrike . Ju lutem ngrijeni zerin bashke me ne edhe ju sepse nuk ka po gjejme zjidhje per me teper presim qe te vijne Sintikata por si gjithmone mbushin xhepat e vet dhe largohen pa zjidhur asgje bej me dije qe kemi thirrur edhe mediat por nuk ju hapin porten qe te na intervistojne na kan mbyllur ne oborrin e fabrikes dhe nuk na japin as nje zjidhje ju lutem denoncojeni kete fenomen qe ndodh rendomte ne kete vend flm Anonim ju lutem vetem me than qe kan ardhur ato te sindikates dhe i eshte kerkuar punetoreve qe te hedhin nganje firme qe ta bejne ne forme kerkese por pa i shjeguar asgje te vertetuar me shkrim se per cfar kerkesash behet fjale me kptn te hedhesh firmen kuturu ato kane 2 ore qe jane ne zyre dhe dihet perfundimi . mbushin xhepat dhe ikin mjer per punetoret e shkrete qe nuk kane mbeshtetje nga askush flm nga ju dhe u befte me e mira per kte popull”.