Më 11 janar fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.01.2025, 13:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se më 9 janar pritet të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes.

“Që nga mesi i muajit gusht KQZ është duke i vazhduar përgatitjet dhe deri më tani shumë nga aktivitetet janë kryer dhe të tjerat janë duke u zhvilluar. Më 9 janar pritet të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes, ndërkaq më 11 janar subjektet politike do ta fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore”, tha Radoniqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit