Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të hënë në një nga galeritë e kromit në Bulqizë, ku një minator ka humbur jetën. Viktima, i identifikuar si S.T., rreth 40 vjeç, raportohet se ndërroi jetë brenda galerisë, vetëm pak kohë pasi ishte rikthyer në punë pas pushimeve të fundvitit.
Trupi i minatorit u transportua menjëherë në spitalin e Bulqizës, ku u konfirmua vdekja e tij.
Aktualisht, rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten të paqarta. Nuk dihet ende nëse vdekja e tij ka qenë rezultat i një aksidenti në vendin e punës apo e shkaqeve natyrale. Hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë.