Banorët e fshatit Malihebe, në Bashkinë Shkodër, vijojnë të përballen me mungesën e energjisë elektrike, një situatë që ka zgjatur prej disa ditësh. Një qytetar na shkruan se sot në datën 6 janar 2025, ndërprerja e energjisë bëhet shkak i vështirësive, duke ndikuar si në aktivitetet e përditshme ashtu edhe në kushtet bazë të jetesës.
Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim apo ndërhyrje nga autoritetet për të zgjidhur këtë problem. Gjendja aktuale ka shkaktuar shqetësime në komunitet, duke i lënë pa një zgjidhje për përballimin e situatës.
Mesazhi i plotë:
“Çdo dite pa drita Kjo esht gjendja 6 janar 2025 Fshati malihebe Bashkia shkoder Te falenderoj nese e poston”.